Faqe Per Gjitha Moshat
  kuzhina Shqiptare
 
1. Byrek me spinaq; Pėr 4 - 5 persona duhen: Nė tavolinė ose tepsi hidhet miell, nė mes hapet gropė ku hidhet ujė me pak kripė. Pėr 1 kg miell merret 550-600 gram ujė, megjthėse kjo varet nga lagėshtia e miellit. Duke e pėrzier nga mesi, zihet njė brumė i fortė i cili punohet pėr 10 minuta, ndahet nė kuleēė, mbulohet me picetė tė lagur dhe lihen pėr 20-30 minuta qė tė fitojė elasticitet. Nga ēdo kulaē bėhen petė tė vogla, secila prej tyre spėrkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copė mbi njėra tjetrėn, pastaj hapen petėt e zakonshme. Spinaqi pėr mbushje pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet pėr 2-3 minuta nė ujė tė vluar e kripė, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe pėrzihet me djathė tė thėrmuar e vezė, shtohet kripė, piper dhe shtrohet nė petė. Nė tepsi tė lyer me yndyrė shtrohet gjysma tjetėr e petėve, duke i spėrkatur secilėn me yndyrė, mbi to shtohet mbushja e pėrgatitur dhe mbulohet me pjesėn tjetėr tė petėve tė spėrkatura me yndyrė. Anėt mbėshtillen nga brenda. Byreku spėrkatet me yndyrė dhe piqet. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim Miell 3 gota uji, uje 300 gram, spinaq 1 kg, vezė 1 kokėrr, djathė 100 gram, vaj 1/2 filxhan caji, kripė, piper 2. Fėrgesė Tirane Pėr 4 - 5 persona duhen: Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Nė yndyrėn e mbetur hidhet domatet e qėruara nga cipa dhe tė grira hollė, kaurdisen derisa masa tė trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezė, spec djegės, majdanoz i grirė hollė, gjizė ose djathė. Masa vendoset nė pjatė dhe sipėr vendosen specat e fėrguar. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim Speca 8-10 copė mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrė pėr skuqje, 2 filxhanė kafeje, miell 1 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizė 4-5 lugė gjelle, spec djegės sipas dėshirės 3. Fli Kosove Pėr 4 - 5 persona duhen: Per brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujė, kripė, Per masėn duhet: 200 gr gjalpė, 2 filxhana caji ajkė, 3 lugė vaj. Nė njė enė hidhet miell, kripė, ujė i ftohtė dhe pėrzihen nė njė brumė tė hollė si pėr petulla. Nė njė enė tjetėr shkrihet gjalpė, ajkė, vaj dhe qumėsht, pėrzihet masa e krijuar derisa tė gjithė pėrmbajtėsit tė jenė skrirė nė njė masė tė vetme, Lyhet tepsia me yndyrė dhe me njė lugė merret brumi i hollė dhe hidhet nga cepi i tepsisė deri afėr mesit dhe krijohen rradhė tė cilat mbulojnė gjithė tepsinė. Mesi i cili ėshtė bosh mbushet me rradhė paralele .(shih skicėn) Gjithė sipėrfaqja lyhet me masėn e pėrgatitur dhe futet nė furrėn e ngrohur. Kjo piqet pėr 3-5 minuta. Nxirret nga furra pėr tė vazhduar me rendin tjetėr. Brumi i hollė tashmė hidhet nė tė njėjtėn mėnyrė por midis dy rradhėve derisa tė jetė mbuluar e gjithė tepsia. Pėrsėri lyhet me masėn dhe piqet pėr 3-5 minuta. Kjo procedurė vazhdon derisa tė mbushet tepsia. Flia lihet tė ftohet pėr 10 minuta dhe serviret me kos, djathė ose mjaltė. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 4. Oshmare Korēe Pėr 4 - 5 persona duhen: Miell misri 3 filxhanė ēaji, qumėsht 4-5 filxhanė caji, djathė 2 filxhanė kafeje, gjalpė 2-3 lugė gjelle, kripė. Nė njė enė me gjalpė, djathi skuqet pak, hidhet qumėsht dhe pasi merr valė i hidhet miell misri, pėrzihet me shpejtėsi qė tė mos krijohen kokėrriza dhe piqet derisa tė shkėputet nga anėt e enės dhe tė dalė yndyra. Vendoset nė pjatė lugė-lugė dhe shėrbehet e ngrohtė. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 5. Lakror me miell misri Pėr 4 - 5 persona duhen: Miell misri 2 gota uji, ujė 2 gota, pak kripė, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugė gjelle Mielli i misrit hidhet nė njė tenxhere me ujė tė vluar me pak kripė dhe pėrzihet derisa tė bėhet njė llapė e trashė. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet nė tavė tė lyer me yndyrė. Mbi kėtė shtrohet mbushja e pėrgatitur si pėr byrek me spinaq, sipėr hidhet nje shtresė e hollė miell misri. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 6. Paēe Koke; Pėr 4 - 5 persona duhen: Lėng koke 1 litėr, gjalpė ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje, spec djegės 1/2 luge kafeje, kripė, piper, uthull 2-3 lugė, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepė, karrota 2-3 copė, selino, majdanoz Koka pastrohet, copėtohet, vihet nė ujė tė ftohtė qė tė lahet e ti ikė gjaku, pastaj vendoset nė tenxhere, mbulohet me ujė tė ftohtė dhe vihet ne zjarr. Kur tė ketė marrė i hiqet shkuma dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė, duke i hedhur qepė karrota, selino, kripė, piper, dafinė majdanoz. Lihen derisa tė jenė zier mirė d.m.th. kur mishi tė ndahet lehtė nga kocka. Kullohet, qėrohet mishi nga kockat dhe pritet nė copa tė vogla kubike. Nė njė tenxhere hidhet yndyrė, pak salcė dhe lėngu i marrė nga zierja e kokės. Kur lėngu tė ketė marrė valė, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen tė ziejnė nė zjarr te avashėm edhe per disa minuta duke i hedhur kripė e piper tė zi. Nė fund paēes i hidhen hudhra tė shtypura me uthull. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 7. Petulla me kos Pėr 4 - 5 persona duhen: Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezė 1 kokėrr, kripė,sodė 1/2lugė kafeje, vaj 2 filxhane kafeje Nė njė tas porcelani vendosen vezė, kos, kripė dhe yndyrė, rrihen mirė dhe shtohet miell i pėrzier me pak sodė. Brumi nė kėtė rast ėshtė gjysmė i trashė. Nė tigan hidhet pak yndyrė (1/2 lugė gjelle). Kur yndyra tė jetė nxehur, hidhet brumi(njė lugė gjelle pėr ēdo petull). Largėsia nga njėra tjetra duhet tė jetė 3-4 cm sepse gjatė skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njėra anė dhe pastaj kthehen nga ana tjetėr. Pasi tė jenė skuqur mirė vendosen nė pjatė, spėrkaten pak me gjalpė dhe pėrdoren me sheqer ose serviren me mjaltė. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 8. Manti Kosove Pėr 4 - 5 persona duhen: 1 kg miell, 2 gota ujė te vakėt, 2 lugė vaj pak kripė pėr brumin dhe 600 gr mish I grirė, 3 qepė, kripė, vaj, piper i zi Nė tavolinė ose nė tepsi hidhet miell, ujė i vakėt, vaj, kripė dhe pėrzihen dhe nga brumi i formuar bėhen 30 kulecė tė vegjėl. Secili kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorės. Lyhen kulecėt me gjalpė dhe bashkohen nė dhjetėshe. Secila dhjetėshe tėhollohet nė njė petė tė madhe dhe tė tre petėt bashkohen nė njė petė tė vetme. Peta ndahet nė katrorė shahu. Pėr mbushjet e katrorėve nevojiten mish i grirė, qepė tė grira hollė, kripė piper i zi . Masa e pėrgatitur skuqet nė vaj dhe nė fund tė skuqjes i hidhet pak piper i kuq pėr ngjyrė. Masa duhet tė lihet tė ftohet dhe mė pas mbushen me tė katrorėt e pėrgatitur mė parė. Cdo katrore mbėshtillet diagonalisht nga tė katėr anėt (si zarf) dhe vihen nė tepsi pėr tu pjekur. Mantia piqet njė gjysėm ore. Pasi ėshtė pjekur mbulohet me njė picetė pėr 10 minuta dhe serviret me kos. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 9. Trahana Pėr 4 - 5 persona duhen: Pėr 1 kg miell duhen: 2 gota qumėsht, gjalpė 2 lugė gjelle, 1 lugė gjelle kripė. Sitet mielli, hapet njė gropė nė mes dhe hidhet gjalpė i shkrirė pak por jo i djegur, qumėsht dhe kripė. Duke filluar nga mesi e perziejmė brumin duke mos e gatuar shumė por tė pėrzihet aq sa tė mos pijė krejt miellin, brumė i fortė dhe i shkriftė. Sipėr e spėrkatim me miell, e mbulojmė dhe e lemė tė vijė pėr 2-3 ditė. Pastaj e kapim copa dhe e lemė tė thahet pak dhe e shkoqim me dorė, e kalojmė nė sitė tė rrallė e thajmė pėrsėri. Ruhet nė vende tė thata pa lagėshti e te freskėta. Nė tenxhere shkrijmė gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtė, hedhim ujin e nxehtė, e perziejmė qė tė mos bėhet kokrra, shtojmė djathė tė thėrmuar ose shėllirė dhe e lėmė tė ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohtė. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 10. Pastiēo me djathė; Pėr 4 - 5 persona duhen: Makarona 300 gram, vezė 2 kokrra, djathė 100 gram, qumėsht 1 e 1/2 filxhan ēaji, kripė, piper, gjalpė e djathė kackavall tė grirė 1 lugė gjelle. Makaronat spageti ziejnė nė ujė tė vluar me kripė pėr 10-15 minuta. Kullohen, shpėlahen,kullohen pėrsėri mirė dhe hidhen ne tavė, shtohen djathė i bardhė i thėrmuar, njė pjesė e gjalpit, vezė, pak qumėsht, piper i zi dhe tė gjitha kėto pėrzihen mirė, shtrohen nė tepsi tė lyer me yndyrė, pėrsipėr hidhet salcė bardhė, spėrkatet me gjalpė e djathė kackavall dhe piqet nė furrė pėr 25-30 minuta. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 11. Musaka me patate Pėr 4 - 5 persona duhen: Patate 1 kg, qepė 5-6 kokrra mesatare, yndyrė 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugė gjelle salce, kripė, piper, dafinė Patatet me madhėsi mesatare qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa tė krijohet njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me yndyrė nė zjarr tė javashėm nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Kėtu hidhen domate tė qėruara nė copa kubike, pak salcė, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripė, piper flete dafine. Nė tavėn e lyer me yndyrė shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaurdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė dhe lihet masa tė trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kackavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 12. Spinaq me Vezė Pastrohet spinaqi dhe grihet ne 2-3 pjese (fleta e spinaqit). Pasi te kemi vene yndyren te zjarr, hudhet qepa e grire imet dhe zbutet mire, pastaj hidhet spinaqi me kripe dhe te gjitha melmesat dhe fergohet 20 minuta derisa masa e spinaqit te kete rene ne fund te tenxheres dhe te jete zbutur mire. Pasi te zbutet e te fergohet mire, spinaqi hidhet ne nje tepsi dhe masa rrafshohet neper tere tepsine, i hudhen vezet siper (vezet e pa rrahura) dhe futet ne furre per tu pjekur vezet si dhe per te leshuar leng spinaqi. Piqet ne temp te larte per 30-35 minuta. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 13. Burani Pėr 4 - 5 persona duhen: Spinaq 1kg, oriz 1 filxhan kafeje, vaj 4-5 lugė gjelle, qepė 1 kokėrr, salce 1 lugė gjelle, kripė, piper, kopėr Spinaqi pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet nė ujė tė vluar me kripė pėr 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa tė jetė gjysėm i gatshėm, pastaj i hidhet spinaqi i pėrvėluar. Veē skuqet qepa derisa tė marrė ngjyrė ari, shtohet salce domatesh, piper skuqet dhe pak dhe hidhet nė spinaqin me oriz. Tė gjitha sė bashku ziejnė dhe 10 minuta derisa orizi tė jetė gati. Nė fund mund ti hidhet kopėr ose nenexhik. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 14. Tavė Elbasani Pėr 4 - 5 persona duhen: Mish 500 g. gjalpė 2 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugė gjelle, oriz 1 lugė gjelle,kripė. Tava e Elbasanit pėrgatitet me mish qengji ose dashi. Po tė jete me mish qengji ai piqet drejtėpėrdrejtė ndėrsa me mish dashi zihet mė parė. Mishi pritet nė thela, vendoset nė tepsi, i hidhet pėrsipėr gjalpė dhe futet nė furrė ose nė tavė me korent. Herė pas herė i hidhet nga pak ujė qė tė mos thahet. Pasi tė piqet hiqet nga furra. Nė tenxhere me gjalpė kaurdiset pak miell derisa tė zverdhet, por jo tė skuqet; shtohet lėngu i mishit tė pjekur i holluar me ujė, pėrzihen dhe vlojnė derisa tė krijohet njė salcė e trashė. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezė, kripė dhe pėrzihen mirė. Nė tavė hidhet oris gjysmė i zier, radhiten thelat e mishit, sipėr hidhet masa e pėrgatitur, pak gjalpė dhe piqet nė furrė. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 15. Dollma me lakėr Pėr 4 - 5 persona duhen: Lakėr 1kg, mish i grirė 200 gram ose njė filxhan ēaji, qepė 2 kokrra, oriz 2 filxhanė kafeje, kripė, piper. Lakra e bardhė pastrohet nga gjethet e dėmtuara dhe kocani, vendoset nė tenxhere me ujė tė vluar dhe kripė dhe zihet pėr 7-10 minuta derisa tė zbutet pak. Pastaj i kullohet uji, i hapen gjethet dhe kėrcinjtė e fortė. Nė fillim tė gjethes vendoset mbushja e cila mund tė pėrdoret me perime tė ndryshme si karrota, qepė, selino tė pėrziera me oriz gjysėm tė zier ose me kimė tė pėrzier me oriz. Dollmat palosen nė formė rruli duke i futur anėt nga brenda. Nė njė tenxhere tė cekėt ato vendosen nė 2 shtresa u shtohet pak ujė dhe lihen nė zjarr tė avashtė pėr 30 minuta. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 16. Comlek me qepė Pėr 4 - 5 persona duhen: Qepė 1 kg, vaj 2 filxhanė kafeje, salcė 1 luge gjelle, verė njė filxhan kafeje, hudhėr njė kokėrr, kripė, piper, 2 fletė dafine. Qepujkat (qepėt sa njė kokėrr arre) qėrohen dhe tė paprera skuqen nė tigan me yndyrė e hidhen nė tenxhere. Nė tigan hidhet njė kokėrr qepė e grirė hollė, kaurdiset pak, shtohet salcė dhe pasi kaurdisen sė bashku shuhen me verė tė kuqe ose tė bardhė, shtohet kripė, piper, ujė dhe hudhra. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 17. Gjyveē me patate; Pėr 4 - 5 persona duhen: Mish 500 g. patate 1.5 kg. Vaj 4-5 lugė gjelle, qepė 1 kokėrr, salcė domate 1 lugė gjelle jo e plotė, kripė, piper i zi, spec i kuq, majdanoz. Mishi pritet nė thela, skuqet me qepė, shtohet pak salcė domate ose domate tė grira hollė, kripė, piper, dafinė, ujė sa tė mbulohet mishi dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė. Ndėrkaq pėrgatiten patatet tė cilat pastrohen, lahen, priten nė feta tė rrumbullakėta me trashėsi 1 cm dhe skuqen lehtė me yndyrė. Nė tavė vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripė, piper, pak spec i kuq dhe nė fund lėngu i mishit. Tava lihet nė furrė pėr gjysmė ore. Pasi hiqet gjyveēi, vihet nė pjatė dhe spėrkatet me lėngun e vet e majdanoz tė grirė hollė. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 18. Qofte tė fėrguara Pėr 4 - 5 persona duhen: Mish 1 filxhan ēaji, qepė 2 kokrra, bukė 75 g. (2 feta), vezė 1 kokėrr, kripė, piper, majdanoz, miell 2 lugė gjelle, vaj 4-5 lugė, perime sipas dėshirės. Qoftet pėrgatiten zakonisht me mish lope tė pėrzier me mish derri; nė kėtė rast ato dalin mė tė buta dhe mė tė shijshme Mishi pritet nė copa tė vogla dhe grihet nė makinė sė bashku me qepėn dhe hudhrat. Nė masėn e mishit hidhet vezė, kripė, piper i zi, majdanoz dhe bukė bajate e zbutur me qumėsht ose ujė (bukė merret te 25% nga pesha e mishit). Masa pėrzihet mirė dhe ndahet nė qofte; ēdo qofteje i jepet forma e rrumbullakėt ose ovale, pastaj kalohen nė miell dhe skuqen nė tigan me yndyrė nga tė dyja anėt. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatė fėrgimit nuk u duhet hedhur shumė yndyrė. Shoqėrohen me patate tė skuqura, pure patate, perime tė tjera tė ziera ose tė skuqura, pilaf, makarona etj. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 19. Kukureci; Pėr 4 - 5 persona duhen: Zorrė 1 palė, tė brendshme 300 g. kripė, piper, spec i kuq, rigon, yndyrė 2-3 lugė gjelle. Zorrėt e qengjit pastrohen mirė dhe lahen duke i kthyer nga tė dyja anėt. Merren mėlēitė, gjėndrat, dhjamėrat, gabzerret, mushkėritė dhe priten nė copa kubike mesatare. U hidhet kripė, piper i zi, rigon tė cilat pėrzihen, pastaj shkohen me radhė nė hell njė copė mushkri, njė copė gjendėr, njė copė mushkri e kėshtu me radhė. Si tė jenė shkuar tė gjitha tė brendshmet nė hell pleksen me zorrėt sipėr duke i mbuluar kėto. Kukureci bėhet mė i shijshėm kur piqet nė hell, mbi prush ose nė furrė me zjarr tė ngadaltė nė mėnyrė qė tė mos pėrvėlohet. Si tė jetė skuqur nga tė gjitha anėt, hiqet nga helli, vendoset nė pjatė dhe i hidhet piper i zi i bluar. Gjatė pjekjes nė furrė spėrkaten me lėngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrė. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 20. Pulė me arra; Pėr 4 - 5 persona duhen: Pulė 500-600 g. gjalpė 50g. arra 2 filxhane kafeje, hudhra 1 kokėrr, uthull 2 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, kripė, piper. Pula e pastruar dhe e larė pritet nė thela, vendoset nė tenxhere, hidhet ujė i vluar aq sa tė mbulohen thelat, shtohet pak kripė,piper i zi dhe zihet nė zjarr tė ngadalshėm derisa tė bėhet gati. Nė njė tenxhere me gjalpė kaurdiset mielli, shtohet lėngu i pulės duke e pėrzier mirė qė tė mos krijohen kokrra dhe lihet tė ziejė pėr 2-3 minuta derisa lėngu tė trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe pėrzihet me arra tė shtypura. Salca rregullohet me hudhra tė shtypura, uthull, kripė, piper tė zi e thelpinj arre dhe mbahet nė vend tė ngrohtė, por pa marrė valė. Gjatė servirjes nė pjatė vendoset pula e cila mbulohet me salcėn e pėrgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturė. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 21. Kebab i Maleve Ne nje ene te thelle shkrihen 2 luge gjalpe. Shtojme 2 kokrra qepe te grira, i fergojme duke i perzier vazhdimisht. Shtojme 1 luge gjelle pure domatesh si dhe 1/2 kg mish qingji te grire. E gjithe kjo zihet me 1.5-2 gota uje derisa te zieje mishi. Pastaj marrim 2 patate dhe 2 karrota. Keto i presim ne copa te vogla dhe ia shtojme mishit. Pasi ziejne edhe perimet shtojme 1 gote uji bizele. E provojme per kripe dhe e rregullojme sipas shijes. E leme te zieje edhe nje kohe shume te shkurter. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 22. Sheqerpare; Pėr 4 - 5 persona duhen: Miell 3 gota uji, gjalpė 1 gote, vezė 1 kokėrr ose 2 tė verdha, sodė njė majė luge kafeje, pak vanilje, sheqer 1 gotė uji. Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezėt pjesė-pjesė duke i rrahur vazdimisht dhe nė fund hidhet mielli i perzier me sodė. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen nė tavė tė lyer me yndyrė. Lihet tė piqet pėr 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur tė vlohet i hidhet shėrbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes qė shėrbeti tė mos i hidhet i nxehtė pasi sheqerparet qullosen. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 23. Shėndetlie; Pėr 4 - 5 persona duhen: Miell 3 gota uji , sheqer 1 gotė uji, mjaltė 2-3 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, sodė njė majė luge kafeje, arra 1-2 filxhanė kafeje, gjalpė 2 filxhanė kafeje, pak vanilje dhe ujė 2 filxhana kafeje. Pėr shėrbetin: Sheqer 3 gota uji, ujė 2 gota e gjysėm: Nė njė enė pėrzihen mirė vezėt sheqeri, mjalti, gjalpi dhe nė fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i pėrzier me sodė. Zihet brumi i cili nuk duhet tė punohet shumė qė tė mos bėhet elastik. Brumi i pėrgatitur vendoset nė tavė tė lyer me yndyrė, rrafshohet me dorė, lyhet sipėrfaqja me vezė, bėhen disa vija me pirun nė formė rombi dhe hidhet shėrbet i vakur i aromatizuar me vanilje. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 24. Tullumba; Pėr 4 - 5 persona duhen: Pėr brumin: Miell 1 gotė, vaj ose gjalpė 2-3 lugė gjelle, vezė 3-4 kokrra, pak kripė e sheqer, ujė trecerek gote. Pėr shurupin: Sheqer 2 gota, ujė 2 gota, vaj pėr skuqje. Brumi pėr tullumba pėrgatitet duke zier nė uje miell sė bashku me gjalpė ose yndyrė tjetėr dhe pas zierjes ky brumė pėrzihet me sasi tė madhe vezėsh, Pėr ti dhėnė formėn tullumbave pėrdoret njė vegėl e dhėmbėzuar. Forma mbushet me brumė dhe vihen tė piqen nga tė dyja anėt nė zjarr tė nxehtė. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen nė shėrbet tė ftohtė ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen nė pjatė. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 25. Fergesė tiranse; Pėr 4 - 5 persona bėhet kėshtu: Kjo mund te behet me melci por edhe me speca jeshile. Nqs nuk keni gjize shume mire perdoret edhe djathi i bardhe. Fergesa me melci: Merren melcite pastrohen dhe vihen te kavardisen te tigan. Pastaj shton djathin ose gjizen, pak uje dhe lereni sa te behet mase e trashe mos harroni ta provoni per kripe sepse ndodh ndonje here qe djathi eshte i kripur dhe s'ka nevoje per kripe. Hiqeni nga zjarri dhe hidhini 1 ose 2 vese te rrahura mire dhe pak spec te kuq djeges. Shton pak vaj ulliri siper dhe shijoheni inshalla.(mund t'i shtoni edhe rigon). Fergesa me speca: Pasi te jene hequr farat dhe bishti specat skuqen jo shume (sepse nuk bejne mire per melcine te skuqurat shume.) I hidhet domate te grira holle ose salce dhe kavardisini pak pastaj hidhni pak uje dhe pak me vone djathi dhe pastaj veze dhe perseri spese djegse dhe vaj ulliri. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 26. Lulelaker e skuqur me veze; Pėr 4 - 5 persona bėhet kėshtu: Pasi lulelakra pastrohet nga gjethet dhe kercelli dhe shpelahet me uje te ftohte vihet te zihet ne uje me kripe per 20 minuta. Pastaj ndahet ne dege te vogla, sperkatet me piper djath kackavall ose djath te thermuar te bardhe, kalohet ne miell, veze te rrahura dhe skuqet ne tigan nga te dyja anet sa te marrin nje cipe te kuqe. Per 1kg lulelaker duhet nje luge e gjysem gjelle me miell, 3 veze, djath sa tua shohi syri, vaji per skuqje, kripe dhe piper. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 27. Qofte te skuqura Mishi i grire vihet ne nje ene ku e leme te shkrije nqs ka qene ne frigorifer. Pasi eshte shkrire e gjithe masa e mishit te grire, marrim 2 ose 3 kokra qepe dhe i grijme holle. I preziejme bashke me mishin. I hedhim 2 kokra veze, piper, majdanoz e ereza te tjera dhe i perziejme te gjitha bashke me duar. I bejme ne forme ovale ose pete dhe i lyejme me miell nga te dyja anet dhe i skuqim deri sa te marrin nje ngjyre te kuqe. Mos harroni zjarri nuk duhet i forte. Mire eshte te skuqen avash-avash. Keto shoqerohen me patate te skuqura ose te ziera, pilaf, makarona, pure, me sallate etj. Nuk ishte shume e veshtire apo jo? Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 28. Byreke me djath Petet mund t'i blini te gatshme ose mund t'i beni vet. Petat ndahen ne kater copa per se gjati ne menyre qe te mblidhen harxhet. Merrni kater kokrra veze hidhni djath, pak piper, pak qumesht dhe perzieji bashke ne nje ene. Merrni gjalpe te tretur ne tigan (te jete i ftohur) dhe me nje luge lyeni peten e hapur dhe te ndare. Pastaj hidheni perzierjen e vezes me djathin nga pak dhe filloni mblidheni ne forme trekendeshi. Lyeni taven me yndyre dhe vini me rradhe byreket e pregatitura ne kete menyre. Keta byreke mund te behen edhe me spinaq ose djath pa harruar erezat si majdanoz e koper, si dhe me mish te grire dhe qepe e domate nqs deshironi. Procedura eshte e njejte. Ju befte mire inshaAllah! Mund te shoqerohen me supe e sallate. Jane shume te shijshme. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 29. Tave Kosi Elbasani Tava pergatitet me mish qengji ose dashi, por une e bej edhe me pule. Po te jete me mish qingji ajo piqet direkt, ndersa me mish tjeter duhet te zihet me pare. Mishi qingjit pritet ne thela dhe vihet ne tepsi. I hidhet gjalpe dhe futet ne furre e hiqet. Here pas here hidhet uje nga pak qe te mos thahet. Pasi hiqet nga furra, ne nje tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell deri sa te zverdhet. Shtohet lengu i mishit te pjekur, perzihet dhe vlojne deri sa te trashet si salce. Largohet nga zjarri dhe pasi ftohet i shtohet kos, veze, kripe dhe perzihen mire. Ne tave hidhet pak oriz gjysem i zier, rradhiten thelat e mishit, hidhet masa e pregatiur me pak gjalpe siper e piqet ne furre derisa ne faqe te krijohet nje cipe e kuqe. Varianti i dyte eshte me mish pule ose dashi. Zihet pula ose mishi i dashit dhe vihen llokmat ne nje ene. Vihet nje dore oriz ne tenxheren me leng mishi dhe zihet orizi gjysem i gatshem. Ne nje ene hidhni kos, veze, lengun e mishit me orizin dhe i perziejme se bashku. Kini parasysh qe lengu te jete i ftohur kur t'i perziejme se bashku dhe hidhen ne tave. Piqet si me siper. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 30. Sallate me patellxhane te pjekur Zgjidhen patellxhana te medha, te trashe dhe te bute. Piqen te paqeruara ne furren e sobes ose ne vatren e saj. Pastaj u hiqet lekura dhe tuli qe ngelet grihet holle me thike ose kalohet ne makine rendese. Se bashku ne tulin e patellxhaneve ju mund te grini edhe disa kokra domate dhe speca po te pjekur duke ia hequr edhe atyre lekuren. Gjithe kjo mase e pregatitur vihet ne nje ene prej porcelani ose balte dhe duke e perzier me luge shtohen hudhra te shtypura, vaj ullliri, uthull, majdanos i grire, kripe, piper dhe se fundi sperkatet me vaj ulliri i cili e permison shijen dhe ia shton kalorite sallates. Kjo lloj sallate eshte e leverdishme sepse mund te pregatitet me shumice dhe te ruhet ne frigorifer. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 31. Tave peshku me hurdha Peshku i pastruar dhe i lare pritet ne copa, i hidhet kripe, piper. Lyhet me miell dhe skuqet ne tigan me yndyre te nxehte, por duhet patur kujdes te mos kuqet shume (sa te marri ngjyre). Hiqet dhe vihet ne nje pjate. Ne yndyren e tepruar ne tigan hidhen hudhra te grira trashe shtohet miell i cili kaurdiset pak pastaj salce domatesh. Te gjitha keto perzihen me njera tjteren shuhen me uthull pastaj shtohet pak uje, kripe, piper e gjethe dafine. Masa hidhet ne tave dhe vihen siper copat e peshkut te skuqura lehte si me siper dhe piqet ne furre 15-20 minuta duke i hedhur pastaj majdanoz i grire holle ne procesin e fundit te pjekjes . Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 32. Lulelakėr nė furrė Pasi e lajme mire lulelakren, e ziejme ne nje tenxhere per 5-8 min. Pas zierjes e ndajme dhe e copetojme ne lulka te vogla, te cilat i rendisim ne forme uniforme (rreth e perqark taves). Me pas ne nje tigan pergatisim beshamelen, te cilen do ia hedhim siper lulelakres. Per pergatitjen e beshamelit na duhen mjetet e zakonshme qe jane: pak gjalpe, miell, 1 veze dhe qumesht. Konkretisht: Hedhim se pari ne tigan gjalpin, sa te kete filluar shkrirjen i hedhim nje luge miell. I trazojme pak, e kriposim (duhet pasur kujdes mos na formohen kokrra) dhe ne momentin qe fillon te trashet i hedhim pak qumesht (1 filxhan). I lene 2-3 min ne zierje dhe me pas e leme ne qetesi, per t'u ftohur pak. Pas 5 min ftohjeje hedhim ne tigan nje te verdhe veze, dhe i trazojme pak. Kur te kene marre nje ngjyre kompakte, e hedhim shtresen bukur siper lulelakres. Ne fund e mbulojme shtresen edhe me pak djath kackavall te grire qe e bem teper krokante. E gjitha kjo shoqerohet ...me nje buzeqeshje! Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 33. Komposto me kumbulla e kajsi kumbulla dhe kajsite shpelahen, ndahen pergjysme, u hiqen berthamat dhe hidhen ne shurup sheqeri te vluar. Shtohet pak limontoz dhe mbahen ne zjarr sa te marrin vale . Per kater ose pese persona duhen: fruta 500 g, uje nje liter per shurupin dhe sheqer nje gote uji, limontoz nje maje luge kafeje. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 34. Kabuni me rrush tė thatė Pėr 4 - 5 persona duhen: Oriz 1 gotė uji, lėng mishi 2 gota uji, rrush i thatė 1 filxhan kafeje, sheqer 1 filxhan caji, gjalp 3-4 lugė gjelle. Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpė, pastaj shtohet lėng mishi (mundėsisht dashi) ose ujė, rrush i thatė (shpėlahet mė parė me ujė tė vakėt), pak kripė dhe vihet tė ziejė. Kur ėshtė thithur pothuajse i gjithė lėngu dhe nė sipėrfaqe janė krijuar vrima, hiqet nga zjarri, pėrzihet me sheqer, kanellė e karafil tė bluar. E mbulojmė me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte. Masa hidhet nė forma ose filxhanė dhe pastaj pėrmbyset. Pėr kabuni masa e orizit dhe e lėngut merret si pėr pilaf tė zakonshėm: 1 kg oriz me 2 litra ujė. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 35. Patėllxhanė tė mbushur Pėr 4 - 5 persona duhen: Patėllxhanė 1 kg, qepė 6-7 kokrra ose salcė njė lugė gjelle, hudhra 2 kokrra, kripė, piper, majdanoz. Patėllxhanėve u qėrohet bishti, u hiqet lėkura nė tre rripa sipėr dhe nga tė dyja anėt. Priten pėr sė gjati te pjesa e sipėrme deri nė mes tė tulit. Patėllxhanėt vendosen nė ujė me kripė pėr gjysėm ore. Ndėrkohė nė tigan me yndyrė skuqet qepa e grirė nė formė gjysėmrrethi,shtohen domate tė qėruara dhe tė prere nė copa tė vogla; vazhdon kaurdisja nė zjarr tė avashėm nė mėnyrė qė qepa tė zbutet. Nė fund shtohen hudhra tė grira, majdanoz, kripė, piper dhe pak uthull. Patėllxhanet kullohen, shpėlahen dhe skuqen nė tigan me pak yndyrė pastaj rreshtohen nė tavė, hapen nė vendin e prerė dhe mbushen me masėn e pėrgatitur. Sipėr u vihet nga njė fetė domate. Shtohet fare pak ujė dhe piqen pėr njė orė nė furrė jo shumė te nxehtė. Nga SPECIJALISTI Kthehu nė fidhim 36. ???? : Kthehu nė fidhim Shpresojm se do ti gatuani mė sė mirit!
 
  Power By wWw.KalluKs.Tk Webmaster: Deqan-Boy@Hotmail.Com  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free